Thursday, August 18, 2016

Dobitë nga ngrënja e pjeprës!!!

Shumica nga ne në mes të shalqinit dhe pjeprit do të zgjidhte shalqinin. Mirëpo aroma e veçantë e pjeprit ndikon në mënyrë të përsosur në të gjitha shqisat tona gjatë vapës së verës. Pjepri është shumë i shëndetshëm, ai rregullon insulinën dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak-kështuqë është opcion ideal për diabetikët. Kjo pemë përmban 300 miligram kalium në 100 gram dhe i ndihmon organizmit që ta eliminojë tepricën e natriumit dhe kështu e ul tensionin e lartë të gjakut.
Ai përmban edhe sasi të madhe të vitaminës C, B, beta karotenit si dhe kalciumit, kaliumit, magneziumit, fosforit, hekurit dhe bakrit, kurse përmban tri herë më shumë kalium se shalqini.
Nëse mundohemi ti largojmë ëmbëlsirat, vera është periudhë optimale që këtë ide të shkëlqyer ta jetësojmë në vepër. Kjo pemë e bekuar përmban vetëm 34 kalori në 100 gram, me çka e meriton që të jetë në krye të listës së ushqimeve: me çka do ti zëvendësonim ëmbëlsirat.
1. Për shkak të celulozës që përmban në mënyrë të përsosur e largon urinë, e lehtëson tretjen dhe e pengon fryerjen në stomak. Nëse e konsumoni çdo ditë në mënyrë të shëndetshme do të humbni kilogramët e tepërt dhe nuk do të jeni të uritur.
2. Freskon dhe jep energji!
Duke marrë parasysh që është plot me ujë, pjepri do t'ju freskojë dhe do t'ju ndihmojë ti largoheni dehidrimit të organizmit. Përveç kësaj duke i falënderuar sheqernave të cilat i përmban pjepri do t'ju sigurojë energjinë e nevojshme, kështuqë është e pëlqyeshme që të konsumohet në vend të pijeve energjike të cilat asesi nuk preferohen.
Për më shumë informata rreth ushqyeshmërisë mund të informoheni në: www.shendeti-ks.com. 
www.facebook.com/mireqenja