Friday, May 4, 2012

Shëndeti - Herbalife



Ofrojmë produkte të kompanisë amerikane "Herbalife", si dhe dieta e këshilla të ndryshme mjekësore rreth ushqyeshmërisë

Produktet janë shumë kualitative dhe pa veprime anësore. Këto produkte përdoren për:
- Dobësim - ulje të peshës trupore
- Trashje - ngritje të peshës trupore
- Ruajtjen e peshës trupore
- Ruatjen e vitalitetit të organizmit (parandalimin e plakjes se organizmit)
- Rritjen e kondicionit dhe aftësive sportive
- Ushqim special me vitamina për të sëmurët që kanë vështirësi në marrjen e ushqimit të rëndomtë.
- Largimin e problemeve të ndryshme gastrointestinale.
- Ushqim për pacientët para dhe pas operacioneve të ndryshme
- Konsultat nga mjeku janë falas
- Poashtu të interesuarit mund të paraqiten edhe për mundësinë e bashkëpunimit në distribuim (shih linkun) 

spreadsheet/
viewform?fromEmail=true&formkey

=dFQ3aG9aYUQ0YzJkdVlHdkRjbjdHT
1E6MA 

Na kontaktoni ne tel: 044 250 484, ose në: 

Klubin e mirëqenies “Shëndeti” 
Lagja e Spitalit, rr. “Beqir Kastrati” Hyrja II. nr.13
bashkimhalabaku@gmail.com  
Suksesi i garantuar
Ju faleminderit.



Prodhimet Kryesore
Të dhëna të rëndësishme për Herbalife Formula 1 (Shejku).
  • Krijon  ndjenjën e ngopjes dhe kënaqësisë, i jep organizmit energji.
  • Është burim i mirë i fijeve ushqyese bimore.
  • Është i pasur me vitamina dhe minerale, duke i përfshirë edhe vitaminat antioksiduese  A, C dhe E të cilat ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të trupit tuaj nga veprimet e dëmshme të ajrit, ujit dhe ushqimit të ndotur.
  • Përmban zbulimin e jashtëzakonshëm në teknologjinë e enzimës aminogjen, i cili përmirëson absorbimin e proteinave gjatë ushqyerjes.
  • Nëse përdoret bashkë me ushqim jo të yndyrshëm dhe me pak kalori mund ta zvogëlojë nivelin e kolesterolit në gjak.
  • Është zëvendësim për një shujtë komplete, kurse përmbajtja e  vlerave të larta ushqyese të tij i plotëson të gjitha nevojat e organizmit.
  • Prodhohet në 4 shije: Vanillë, Çokolladë, Dredhëz dhe Kapuçino ose si pllakë Ekspres.


HERBALIFE – FORMULA 2 TABLETA ME KOMPLEKSIN E MULTIVITAMINAVE 
  •  Përmban më shumë se 20 vitamina dhe minerale të rendësishme për ushqimin e balansuar dhe mirëqenjen
  • Përmban Kalcium (Ca) dhe vitaminë D për structure më të mire të eshtrave si dhe Zink (Zn) si ndihmë për mirëqenjen e sistemit imunologjik
  • Përmban vitaminat B si ndihmesë e metabolizmit më të mire të energjisë
  • Ju furnizon me vitaminat antioksiduese C dhe E të cilat i ruajnë qelizat e organizmit nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira
Herbalife Formula 2 Kompleksi multivitaminoz është shtesë e ushqimit e cila përmban vitaminat dhe mineralet kryesore si dhe përzierjet e bimëve shëruese për plotësimin e ushqimit tuaj të përditshëm. Më së miri është të përdoret së bashku me Shejkat nga Herbalife Formula 1 në kuadër të programit të kontrollimit të peshës trupore ose ushqimit optimal.
Fakte për mirëqenje:
Veprimi negative i ndotjes, stresi, dhe kequshqyeshmëria e rrisin prodhimin e radikaleve të lira, të cilat ndikojnë negativisht në sistemin tone imunologjik. Antioksidantët e forcojnë sistemin imunologjik të organizmit sepse i neutralizojnë radikalet e lira dhe kështu ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve.


Rahiti Hipovitaminoz

Termi Rahitis përfshin bashkësinë e sëmundjeve të cilat shkaktohen për shkak të çrregullimit të mineralizimit të eshtrave që rriten në regjionin e metafizës. Pra Rahiti është i mundur vetëm tek fëmijët te të cilët rritja ende nuk ka përfunduar.
Rahiti Hipovitaminoz lajmërohet në ato periudha të fëmijërisë ku rritja është më e shpejtë: gjatë ushqyerjes me gji, në fazën e hershme parashkollore si dhe në pubertet. Shkaktar i lajmërimit të rahitit hipovitaminoz është ekspozimi i pamjaftueshëm i fëmijëve në rrezet ultraviolete të dritës së diellit, nëse në kompenzim të kësaj fëmiu nuk merr vitamina të mjaftueshme me ushqim apo si bar farmaceutik. Sipas kësaj Rahiti hipovitaminoz e ka etiologjinë e tij primare në të gjithë ata faktorë të ambientit të cilët përcaktojnë se sa kohë një fëmijë do të jetë ekspozuar rrezatimit ultraviolet, derisa faktorët ushqyes kanë më pak rëndësi.
Ushqimi në civilizimin tonë, duke përfshirë edhe qumështin e nënës dhe atë të lopës, përveç në disa raste është burim i dobët dhe i pamjaftueshëm i vitaminës D. Në viset subpolare dikur përshkak të rrezatimit të pamjaftueshëm ka qenë endemik, mirëpo sot duke i falënderuar profillaksës sistemike me vitamina gati është çrrënjosur. Në anën tjetër në disa vise tropikale dhe subtropikale ku rrezatimi ka qenë i mjaftueshëm vende vende rahitis ka pasur shumë, kryesisht për shkak të mënyrës së jetesës dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Për shembull mbështjellja e foshnjeve dhe fëmijëve nga koka gjer në maje të gishtave dhe fshehja nga drita dhe shikimet (ruajtja nga mësyshi) ose fshehja sistematike e grave dhe fëmijëve nga opinioni dhe me këtë edhe nga drita e ditës ndihmon dukshëm në prezencën e rahitit në ato vise. 
Edhe tek ne, në viset me rrezatim diellor të pamjaftueshëm e sidomos në muajt e dimrit, shkaktar kryesor i rahitit është sinteza e pamjaftueshme e vitaminës endogjene D në lëkurë, gjë që me marrjen e pamjaftueshme me ushqim (me qumësht të nënës apo të lopës) kërkon marrje të rregullt të vitaminës D në formë të përgatitjeve farmaceutike përkatëse. Tek ne shkaktar kryesor i rahitit është profillaksa e pamjaftueshme, jo e plotë dhe e parregullt me vitaminën D.

PARANDALIMI I RAHITIT HIPOVITAMINOZ:

Sot mendohet që doza mesatare ditore për një fëmijë të posalindur të shëndoshë gjatë vitit të parë është 400 njësi internacionale të vitaminës D. Në vitin e dytë dhe të tretë të fëmijës këto doza duhet të merren vetëm gjatë muajve të dimrit. Është me rëndësi të ceket se këto këshilla vlejnë për ata fëmijë që ushqehen me gji të nënës me qumësht komercial, tretje të përgatitura të qumështit edhe pse atyre gjatë përgatitjes i është shtuar një sasi e vitaminës D.Përveq dhënies së vitaminës D, për fëmiun është i nevojshëm ushqimi me Kalcium të mjaftueshëm, qumështi dhe prodhimet e qumështit, së paku 0.5 litra në ditë, si dhe drita dhe dielli i mjaftueshëm.

Dr. Dhurata Halabaku

Kompania







Për mundësi direkte të punësimit dhe blerje të licencës sipas planit të marketingut të aprovuar nga "Herbalife" klikoni në linkun:
https://docs.google.com/
spreadsheet/viewform?fromEmail=true&formkey=dFQ3aG9aYUQ0YzJkdVlHdkRjbjdHT1E6MA
Material në Anglisht mund të lexoni edhe drejtëpërdrejtë në linkun: www.herbalife.com.
Me kohë do të Ju sjellim edhe info tjera.